Thursday, April 22, 2021

Sot, 107 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe në Fier

Në kalendarin historik, 12 shkurti i vitit 1914, zë një vend të veçantë sepse si rezultat i përpjekjeve të pleqësisë, popullit dhe mësuesve patriotë, u hap në Fier shkolla e parë shqipe.

Këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e këtij qyteti e pasqyron edhe telegrami i botuar në gazetën zyrtare “Përlindja e Shqipërisë”, në numrin e datës 25 shkurt 1914. Në këtë telegram që pleqësia e Fierit i dërgon Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit në Vlorë, shkruhet se:

“…Sot, me një gjindje (pjesëmarrje) të madhe u hap shkolla shqip në Fier. Për këtë gëzim i tërë populli u falenderon me gjithë zemër që u bëtë shkak për të mburuar (mbrojtur ) të drejtat e tij.”


Si godinë shkollore për zhvillimin e proçesit mësimor shërbeu një ndërtesë që ndodhej pranë lumit Gjanica në lagjen Shkozë (1 Maj). Mësues i saj do të ishte juristi Xhevdet Mehqemeja nga Berati, me kontributin e të cilit do të ngrihej edhe shkolla në fshatin Peshtan i Madh. Më pas, në vitet 1920-1922, Xh. Mehqemeja, do të shërbente përsëri në Fier si nëprefekt i tij.


Në foto: telegrami i pleqësisë së Fierit, godina e shkollës së parë shqipe, Xhevdet Mehqemeja (mundësuar nga Muzeu Historik Berat).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Artistja që kandidon për Fierin nga lista e PD: Do të mbështes njerëzit e thjeshtë, cila është sfida ime

Lista shumëemërore e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj përmban profile dhe profesione të ndryshme. Një prej tyre...

Mehmetaj: Hoqën me forcë posterat e LSI-së se do të vinte Rama

Kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehmetaj u shpreh se në Fier kësaj partie i është kërkuar që heqë posterat nga godina...

Rama: Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm, bujqësi e agroturizëm

 Nga Fieri, kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu bërë kampione në Ballkan në fushën...

Rama: Ju bëni 11 mandate në Fier unë do të bëj 110 herë më shumë për ju

Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi deklaroi sot se me fitoren e...

Recent Comments