Tuesday, January 26, 2021
Home Uncategorized Sot, 171 raste te reja dhe 4 humbje jete. Vijojne te mbeten...

Sot, 171 raste te reja dhe 4 humbje jete. Vijojne te mbeten te larta rastet ne Fier

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve ditore nga koronavirusi në vend. Nga 952 testimet e kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnje, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrierë mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëe prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments