Wednesday, October 28, 2020
Home Aktualitet Sot, 289 raste te reja dhe 4 humbje jete. Tjeter rekord rastesh...

Sot, 289 raste te reja dhe 4 humbje jete. Tjeter rekord rastesh gjate 24 oreve te fundit ne Fier.

Dita e premte shënoi një tjetër rekord të ri me shifrat e të infektuarve në vend.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë regjistruar 289 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. 

Numri i testimeve arriti në 1402 në orët e fundit. Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.


Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
113 raste në Tiranë,
34 raste në Fier,
23 raste në Durrës,
19 raste në Vlorë,
16 raste në Korçë,
12 raste në Shkodër, Elbasan,
10 raste në Krujë,
9 raste në Lezhë,
6 raste në Berat,
5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,
4 raste në Kuçovë,
3 raste në Patos,
2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,
1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve duke u rikujtuar qytetarëve se mbajtja e detyrueshme e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpise duhet të shoqërohet patjetër me ruajtjen e distancës fizike prej të paktën 1.5 metër, dhe kujdesin e vazhdueshëm të higjienës personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”/ Policia jep alarmin: Kujdes! Ja si ju mashtrojnë përmes WhatsApp

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”! Nëse në telefonin tuaj ka ardhur ky mesazh, atëhere keni kujdes pasi është vetëm një mashtrim.

Lidhja mes artritit dhe osteoporozës tek gratë – Këshillat e mjekëve

Në të gjithë botën 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra preken nga ndonjë sëmundje e kockave apo lloje të...

Brokoli Të Pjekur Me Djathë – Fantastike Për Shijen dhe Shëndetin

Vlerat ushqimore të tij, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime...

Produkt i ri turistik, bregdeti i Darëzezës shndërrohet në një “pistë” hipizmi

Për herë të parë, bregdeti i Darëzezës në Fier do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi. Drejtoresha e Turizmit...

Recent Comments