Tuesday, November 24, 2020
Home Uncategorized Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Gjatë kësaj fashe orare janë testuar pozitivë 327 persona, ndërsa kanë humbur jetën nëntë pacientë.

Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 21,202, ndërsa ai i v iktimave në 518.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid:
44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Hipizëm, zhvillohet gara në bregdetin e Darëzezës (Foto)

Sot Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik. Kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i...

Recent Comments