77 vjet më parë, më 14 shtator 1943, 68 vajza fierake brenda një dite u hodhën në ilegalitet dhe dolën partizane. Ishte ky një akt i rrallë, i pangjarë ndonjëherë jo vetëm në qytetin tonë, por dhe në mbarë Shqipërinë e më gjerë.

Fieri aso kohe qe një nga qytetet me moshë të re, relativisht i vogël me rreth 5 mijë banorë. Vajza këto, nga të gjitha lagjet e qytetit dhe nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Një rast ky unikal në Shqipëri dhe pse jo edhe përtej saj, në Europën e pushtuar nga nazifashistët.

Per te perkujtuar kete ngjarje diten e sotme ne memorialin qe simbolizon kete akt dhe ne bustin e Heroines se Popullit Liri Gero, pjestarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pasardhës të tyre, si dhe drejtues të pushtetit vendor të qarkut Fier vendosën kurora me lule.

