Saturday, September 26, 2020
Home Aktualitet Tenderi i Bypass Fier e Vlorë, dyzet kompani vijojnë garën

Tenderi i Bypass Fier e Vlorë, dyzet kompani vijojnë garën

Dyzet kompani kanë dorëzuar ofertat për pjesëmarrjen në tenderin e ndërtimit të segmenteve rrugore “Bypass Fier dhe Bypass Vlorë”. Ministria e Infrastrukturës informon se këto 40 kompani kanë dorëzuar ofertat brenda afatit ligjor, nga 84 kompani që kishin tërhequr dokumentet. Afati përfundimtar i paraqitjes së ofertave nga firmat që paraqitën interes për të tërhequr dokumentet skadoi më 25 Tetor 2017.

Brenda datës 30 Nëntor 2017, Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të bëjë përmbylljen e fazës së parakualifikimit. Me marrjen e konfirmimit për këtë procedurë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të bëhet shpallja e kompanive të cilat vazhdojnë fazën e dytë të tenderit. Ku ndodhen aktualisht punimet e By pass Vlore Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan – Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë.

Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Pavarësisht parashikimeve në kontratën fillestare, ndërtimi nuk shkoi siç duhet për shkak të problemeve me kontraktorët çka detyroi ARRSH të ndërpriste kontratën në mënyrë të njëanshme. Pas 24 muajsh jetëgjatësi të projektit u arrit të mbyllej vetëm 12% e veprës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments