Tuesday, November 24, 2020
Home Aktualitet Tërmeti i djeshëm në Greqi, flet 14-vjeçari nga Fieri që mbeti i...

Tërmeti i djeshëm në Greqi, flet 14-vjeçari nga Fieri që mbeti i dëmtuar

Ditën e djeshme, ishulli i Samos-it në Greqi u trondit nga një tërmet 6.7 ballë.

Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike, që shkaktuan dëmtim të banesave mbeti i demtuar një 14-vjeçar shqiptar nga Fieri. I mituri Eriko Mane, teksa gjendet i shtruar në spitalin e fëmijëve në Athinë shprehet:

“Ju falënderoj shumë që po më dërgoni mesazhe, edhe po kërkoni zgjidhje për mua. Faleminderit shumë dhe gjithçka do shkojë mirë”.

14-vjeçari u operua në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e mirë dhe mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë dy adoleshentë – një djalë dhe një vajzë – ndërruan jetë në ishullin grek të Samos-it, pasi mbi ta u shemb një mur. Mane u vizitua edhe nga ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga./TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Hipizëm, zhvillohet gara në bregdetin e Darëzezës (Foto)

Sot Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik. Kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i...

Recent Comments