Monday, August 3, 2020
Home Personazh Tinka Kurti dhe lidhja e saj e vjeter me Roskovecin

Tinka Kurti dhe lidhja e saj e vjeter me Roskovecin

Tinka Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinë, nga një baba shqiptar dhe një nënë hungareze. Është më e madhja nga katër fëmijët. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re dhe tashmë jeton prej vitesh në Tiranë.

Guximtare, e qeshur, me një personalitet për tu admiruar, Tinka është një nga artistet më të dashura për publikun. Me një gjuhë të thjeshtë e të moderuar gjithashtu, miqësia me të vjen natyrshëm. Pasioni dhe dashuria për skenën ka bërë që artistja të vazhdojë të dominojë skenën shqiptare me role të shumta. “Zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare, një aktore e madhe që nuk ka ndërmend të plaket.

Aktorja e njohur Tinka Kurti është padyshim një nga emrat më të vlerësuar të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Gjatë karrierës së saj të suksesshme ndër vite, ka marrë një varg çmimesh të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat. Këtyre çmimeve i shtohet edhe një, ai nga qyteti i Roskovecit.

Qyteti i Roskovecit e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Për kontributin e shquar në fushën e kinematografisë dhe teatrit, për rolin e madh që ka luajtur në emancipimin e shoqërisë shqiptare, për lidhjet e ngushta shpirtërore dhe historike me qytetin e Roskovecit ku ka kaluar disa vite të fëminisë si dhe për dashurinë që ruan për këtë qytet dhe bashkëqytetarët e tij.”

Pranë vendit ku ka banuar në Roskovec është vendosur një pllakë përkujtimore me mbishkrimin “Këtu ka banuar për disa vite artistja e popullit Tinka Kurti.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja cilat profesione paguhen më shumë në vendin tonë

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të...

U akuzua per nje tender, vellai motres: Nuk me ndihmove…!

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të thjeshtë të zotit Gëzim. Ai rrëfeu në studio...

Greqia ndryshon vendimin, lejon fluturime me Shqipërinë

Autoriteti i Aviacionit Civil grek njoftoi zëvendësimin e direktivës së 1 Gushtit lidhur me fluturimet ajrore drejt dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti infektohet me koronavirus: Kam kollë, nga sot jam në izolim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti nëpërmjet...

Recent Comments