Tuesday, August 11, 2020
Home Tradita Trahanaja, shija e mrekullueshme e duarve të nënave! - Nga Adriana Mile

Trahanaja, shija e mrekullueshme e duarve të nënave! – Nga Adriana Mile

Është koha e përgatitjes së trahanasë, një prej ushqimeve më të mrekullueshme që kanë gatuar e trashëguar nënat tona. Është një nga gatimet më të shëndetshme që mund të servirë kuzhina tradicionale shqiptare.

Në qoftëse ke siguruar fasulet dhe trahananë, thoshnin gjyshet tona, ke siguruar ushqimin e dimrit.
Përgatitet me miell fshati, kos lope të thartuar e brumë të ardhur. Koha më e mirë për përgatitjen e saj është vera, që mundëson tharjen e brumit në mënyrën më perfekte.

Trahanaja e përgatitur në shtëpi është ushqimi kryesor i dimrit. Nuk ka shtëpi myzeqare të mos ketë filluar përgatitjen e trahanasë.


Sa e lehtë për t’u përgatitur, aq e shijshme në të ngrënë, sidomos kur e përvelon me gjalpë të freskët. Është një nga gatimet më të mrekullueshme të mëngjeseve gjatë stinës së dimrit që serviret nga nënat tona apo amvisat e reja nikoqire.

Trahanaja sfidon me veçoritë e saj fantastike, çdo llojë ushqimi tjetër të dimrit, duke treguar edhe njëherë tjetër, se në embrionin e kuzhinës tradicionale janë produktet lokale.


E ngrohtë, me një shije fantastike, e mbuluar me gjalpë të freskët, të shkrirë, ajo mbetet perëndesha e gatimeve të dimrit, që nuk i mungon asnjë shtëpie.

Mbetet receta më e shijshme që na kanë trashëguar nënat ndonjëherë!
Për shijen fantastike, Trahanaja shqiptare zuri vendin e tretë, si pjata më e mirë në Montekarlo, në një garë gastronomie, gatuar nga një prej shefave më të mirë të kuzhinës shqiptare, Bledar Kola.

Nga: Adriana Mile
Fotot: Klara Dafa Semanjaku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments