Tuesday, August 11, 2020
Home Shëndet Truku që do të ndryshojë jetën tuaj, vaj kokosi në kafe

Truku që do të ndryshojë jetën tuaj, vaj kokosi në kafe

Vaj kokosi në kafe është një truk i vogël i shijshëm, i cili do t’ju lejojë të përftoni një pije të shëndetshme dhe të dobishme, pa të cilën nuk mund të bëni dot!

Ne po flasim për një vaj vegjetal, i cili mund të blihet në versionin e papërpunuar dhe që shkrihet nga kontakti me gishtat ose me temperaturat e larta. Por në treg është gjithashtu në dispozicion në formë të lëngshme. Përftohet nga arra e kokosit dhe është e pasur me veti të dobishme për trupin, lëkurën dhe flokët! Jo vetëm kaq, por është një kurë e vërtetë për të gjithë organizmin! A keni menduar ndonjëherë që ta kombinoni atë me kafen tuaj? Një pije vërtet e shëndetshme!

Vaj kokosi në kafe, përfitimet dhe këshillat

Dy përbërës natyralë dhe të shëndetshëm që, nëse kombinohen, i japin përfitime të shumta trupit! Vaji i kokosit, i pasur me veti antioksiduese, mbron sistemin imunitar dhe qelizat, ngadalëson plakjen e lëkurës dhe ushqen trupin. Kafeja, nga ana tjetër, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në luftimin e dhimbjeve të kokës.

Ju mund ta konsumoni pijen tuaj një herë në ditë, ose maksimumi dy. E para, sigurisht në mëngjes, ndërsa e dyta në mbrëmje, pas darkës nëse kafeina nuk ju shqetëson gjumin. Për ta marrë atë, thjesht shtoni 20 ml vaj kokosit në një filxhan kafe! Asgjë nuk mund të jetë më e thjeshtë, më e shpejtë dhe e shëndetshme!

Kjo pije unike parandalon shfaqjen e baktereve, toksinave dhe lufton infeksionet. Zvogëlon sasinë e sheqerit në gjak dhe përmirëson qarkullimin dhe veprimin e insulinës. Ajo largon ndjenjën e rëndimit në stomak, përmirëson tretjen dhe shpejton metabolizmin: prandaj është ideale për ata që ndjekin një dietë të saktë.

Për më tepër, vaji i arrës së kokosit që konsumohet në mëngjes, i jep trupit më shumë energji dhe të gjithë forcën që i nevojitet për të përballuar ditën! Një kurë e vërtetë, plot përfitime dhe aromë, pa të cilën nuk do mund të bëni dot. /Revista Psikologjia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments