Thursday, January 21, 2021
Home Sociale U akuzua per nje tender, vellai motres: Nuk me ndihmove...!

U akuzua per nje tender, vellai motres: Nuk me ndihmove…!

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të thjeshtë të zotit Gëzim. Ai rrëfeu në studio se për shkak të humbjes së një dosjeje në ish-punën e tij, ai u arr estua dhe bëri 3 muaj b urg.

Në studio ishte motra e tij Bruna, ndërsa në një lidhje telefonike nga Gjermania, gruaja e tij Silva.

Silva akuzon kunatën e saj se ajo nuk bëri asgjë për vëllain, kur ai gjendej në b urg. Nga ana tjetër, Bruna shprehet se ajo bëri gjithçka që kishte në dorë, edhe pse vëllai nuk i kishte treguar asgjë për problemin që kishte, pasi çdo gjë e kishte mësuar nga mediat dhe ish-kolegët e tij.

Silva: Kam me Brunën problem zoti Ardit, ku ishte Bruna këto 3 muaj. Çfarë bëri për vëllain e saj këto 3 muaj, kur Gëzimi ishte brenda në bu rg?

Eni Çobani: Ka qenë në bur g ky djali që shikon këtu, në Tetor u fut

Bruna: Kam kërkuar të lidhem me një studio ligjore.

Silva: Ti e di shumë mirë Bruna, që ne kemi një fëmijë të vogël dhe ti e di shumë mirë situatën time që unë e kam marrë atë fëmijën e vogël në punë, në dimër në të ftohtë.

Bruna: Por gjithsesi nuk mund të thuash që unë nuk kam bërë asnjë lloj përpjekje. Këtë nuk mund të ma mohosh.

Silva: Po ku është përpjekja jote Bruna?

Gëzimi: Po Bruna ku ishe, unë u ar restova. Mirë unë e pranoj gabimin që nuk të kam thënë, nuk të kam lajmëruar.

Eni Çobani: Është gabim i rëndë ky Gëzim.

Gëzimi: Ti në momentin që e more vesh që unë u ar restova, çfarë bëre të lutem?

Bruna: Kam kapur avokatin dhe kam ndjekur çështjen.

Gëzimi: Ti e dije shumë mirë, që ky ishte një kurth për mua, se unë nuk kisha bërë asgjë, isha i pafajshëm në këtë histori.

Bruna: Këtë e kam mësuar nëpërmjet kolegëve të tu, se unë nuk dija absolutisht asgjë.

Gëzimi: Unë arr estohem sikur isha një kr iminel, jo sikur isha një qytetar normal.

Bruna: Të gjithë situatën tënde unë e kam mësuar nëpërmjet kolegëve të tu sepse unë nuk dija absolutisht asgjë. Nuk e dija çfarë realisht luhej në këtë lojë të ngritur. Aty kam kuptuar që ishte një kurth, kam kapur avokatin dhe e kam lidhur me ty.

Gëzimi: Ty t’u shpjegua e gjithë situata, çfarë bëre ti më pas? Unë u ar restova, ti çfarë bëre? Për çfarë u ar restova unë, për çfarë isha bu rgosur unë?

Eni Çobani: Ti u ar restove dhe sa qëndrove në b urg?

Gëzimi: Kam qëndruar për 3 muaj.

Eni Çobani: Pra vjen nga Gjermania thjesht për të bërë një deponim dhe pas dy ditësh përfundon në b urgun e Bënxhës, deri në Dhejtor të vitit 2019.

Gëzimi: 27 Dhjetor.

Eni Çobani: Më pas bëhet një seancë gjyqësore për ndryshimin e masës së ar restit dhe sot e kemi me detyrim paraqitje.

Ardit Gjebrea: Për çfarë u fute brenda?

Gëzim: Për vje dhje, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ardit Gjebrea: Ku bazohej kjo akuzë?

Gëzim: Nuk bazohej askund zoti Ardit./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments