Saturday, September 26, 2020
Home Sociale U ndalua se dh unoi vjehrrin, rrëfehet nusja: Më ofendoi, më futi...

U ndalua se dh unoi vjehrrin, rrëfehet nusja: Më ofendoi, më futi duart në fyt dhe

Dh una në familja ka qenë tema që është diskutuar ditën e sotme në Shqipëria Live, ku personazhe të ndryshme kanë rrëfyer historitë e tyre.

Një nga to është Valentina Pemaj, historia e së cilës ka bërë xhiron në rrjet, pasi akuzohet se ka dhu nuar vjehrrin e saj. Ajo ka zbuluar se si ka nisur sherri, për të cilin vjehrri i saj e akuzon.

Nusja ka zbuluar në një lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipëria Live, se i gjithë sherri ka nisur për disa pune që nisi të bënte në shtëpinë e tyre, për të cilat vjehrri nuk ka rënë dakord.

Im bijë më tha që të bëja disa rregullime në shtëpi dhe të gjitha shpenzimet do i merrte ajo. Pas shtëpisë ishin disa ullinj që doja t’i heqja dhe t’i mbaja në vazo. I thashë një punëtori që t’i priste, por vjehrri nuk e la. Erdhi djali dhe më tha se lala po bërtet, kur shkoj i them se i kam dhënë leje unë, tha Valentina.

Kjo e fundit shton se aty nisën ofendimet e më pas ka ardhur bashkëshorti që i ka futur brenda në shtëpi. Erdhi edhe burri e donte ta qetësonte. Ai më ofendoi me fjalë që ishte turp t’i thoshte para fëmijës. I them a të vjen turp që i thua kështu fjalësh nënës së mbesës dhe nipërve të tu. Më futi duart në fyt dhe më këput varësen, e nuk më lëshonte. Unë në ato momente i kam vendosur duart në fytyrë, ishte instiktive me e largu. Me e heq prej qafe. Ka ardhur burri dhe e largoi. Vjehrra dhe djali më morën dhe më larguan, vijoi ajo.

Valentina tregon se ka dëshmitar burrin, vjehrrën dhe djalin 13 vjeç. Më pas kam marrë telefonin e djalit dhe kam marrë policinë e Shkodrës. Më tha se nuk është kompetencë e tyre dhe duhet të flisja me policinë e Lezhës. Erdhi policia dhe e shoqëruan. Pas 30 minutash më morën mua dhe ika me burrin për të dhënë denoncimin. Kur shkova në komisariat e gjeta dosjen e përpilume. Nuk e kam lexuar mirë, por thuhej se isha e akuzuar se kisha dhu nuar në banesën e tij vjehrrin, ka zbuluar Pemaj.

Kjo e fundit ka shtuar se vjehrri ka goditur edhe veten që të ketë më shumë shenja që të më akuzonte mua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments