Wednesday, October 28, 2020
Home Aktualitet Ulet numri i infektimeve, 273 raste të reja dhe 5 humbje jete...

Ulet numri i infektimeve, 273 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 është ulur. Kështu janë testuar pozitivë 273 raste të reja dhe 5 humbje jete, ndërsa ditën e djeshme u testuan pozitivë 289 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 192 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 12 raste në Lezhë,  10 raste në Gjirokastër,  8 raste në Shkodër,  7 raste në Sarandë 5 raste në Kavajë,  4 raste në Durrës,  3 raste në Fier,  2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh, 1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos.

Numri i pergjithshem i rasteve te infeksionit qe nga fillimi i pandemise llogaritet 16,774, ndersa ai i vi ktimave 448.  Fatmiresisht e kane fituar betejen me virusin ne 24 ore, 44 persona, duke e cuar keshtu ne total numrin e te sheruarve ne 10,001.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

 

Njoftimi i plotë: 

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
192 raste në Tiranë,
17 raste në Korçë,
12 raste në Lezhë,
10 raste në Gjirokastër,
8 raste në Shkodër,
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë,
4 raste në Durrës,
3 raste në Fier,
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”/ Policia jep alarmin: Kujdes! Ja si ju mashtrojnë përmes WhatsApp

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”! Nëse në telefonin tuaj ka ardhur ky mesazh, atëhere keni kujdes pasi është vetëm një mashtrim.

Lidhja mes artritit dhe osteoporozës tek gratë – Këshillat e mjekëve

Në të gjithë botën 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra preken nga ndonjë sëmundje e kockave apo lloje të...

Brokoli Të Pjekur Me Djathë – Fantastike Për Shijen dhe Shëndetin

Vlerat ushqimore të tij, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime...

Produkt i ri turistik, bregdeti i Darëzezës shndërrohet në një “pistë” hipizmi

Për herë të parë, bregdeti i Darëzezës në Fier do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi. Drejtoresha e Turizmit...

Recent Comments