Thursday, April 22, 2021

“Ura e Kishës”, ura me kurriz të drejtë mbi Gjanicë: Tradita e vjetër që nuk ekziston më (Foto)

Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar një foto të rrallë ku shihet ”Ura e Kishës” mbi Gjanicë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shkreli shkruan se ky është rast shumë i rrallë i një urë me kurriz të drejtë; tradita e vjetër kishte mbijetuar në këtë vepër. Arkitekti sqaron se ura mjerisht u shemb nga moskujdesja ne gjysmën e parë të shek XX. Ketu ka nje pasaktesi pasi sipas historianit Ilirjan Gjika, kjo urë u hodh ne ere nga ushtria gjermane gjate terheqjes se saj nga Fieri ne 15 tetor 1944

“Ura e vjetër mbi Gjanicë (Argyas-in e lashtësisë). Peizazh idilik i një Myzeqeje që nuk ekziston më.

Rast shumë i rrallë i një urë me kurriz të drejtë; tradita e vjetër kishte mbijetuar në këtë vepër. Mjerisht u shemb nga moskujdesja ne gjysmën e parë të shek XX,” shkruan mes të tjerash Shkreli.

Kujtojmë se qyteti i Fierit u shndërrua nga një vendbanim i vogël rural në një qytet të mirëfilltë në sajë të një ure. Ndërsa sot në Fier ekzistojnë 7 ura, secila prej tyre mbart një histori të veçantë, që nis nga shekulli i XVIII-të, për të vijuar deri në ditët tona.

Shumëkush nuk e di që Fieri u shndërrua nga një vendbanim i vogël rural në një qytet të mirëfilltë në sajë të një ure. Do të ishte ura mbi Gjanicë e ndërtuar në vitin 1777 nga Rrapushja, e bija e sundimtarit të Pashallëkut të Beratit, Ahmet Kurt Pashës, duke bashkuar fshatrat dhe lehtësuar lëvizjen e banorëve. Fieri është qyteti me më shumë ura në vendin tonë, dhe ky fakt nuk është i rastësishëm.

Sot në lumin Gjanicë në Fier funksionojnë 7 ura, secila prej tyre mbart një histori të vecantë, që nis nga shekulli i XVIII-të, për të vijuar deri në ditët tona.

7 urat mbi Gjanicë klasifikohen duke u bazuar tek ujërat rrjedhëse mbi të cilat ngrihen. E para ështe ”Ura e Kishës” ose ura e gurtë e cila ka qenë edhe ura më e vjetër sot nuk ekziston.

Rreth saj, në librin ”Shqipëria në 1927”, autori Teki Selenica na tregon se ndërtimi u bë në vitin 1777 nga e bija e Kurt Pashës, Rrapushja, dhe bashkoi brigjet e dy fshatrave të atëhershëm, të Shkozës në brigjet lindore të Gjanicës, me fshatin e Fierit të Madh, që ndodhej në brigjet perëndimore të lumit.

Ndërsa historia na njofton se ura u ndërtua nga familja e sundimtarit të pashallëkut të Beratit, Kurt Pashës, në vendin ku ishte ngritur më parë ura e rrugës antike Egnatia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Artistja që kandidon për Fierin nga lista e PD: Do të mbështes njerëzit e thjeshtë, cila është sfida ime

Lista shumëemërore e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj përmban profile dhe profesione të ndryshme. Një prej tyre...

Mehmetaj: Hoqën me forcë posterat e LSI-së se do të vinte Rama

Kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehmetaj u shpreh se në Fier kësaj partie i është kërkuar që heqë posterat nga godina...

Rama: Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm, bujqësi e agroturizëm

 Nga Fieri, kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu bërë kampione në Ballkan në fushën...

Rama: Ju bëni 11 mandate në Fier unë do të bëj 110 herë më shumë për ju

Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi deklaroi sot se me fitoren e...

Recent Comments