Monday, August 3, 2020
Home Sociale Zhduket 20-vjeçari nga Fieri! Prej një viti ishte azilant në Gjermani

Zhduket 20-vjeçari nga Fieri! Prej një viti ishte azilant në Gjermani

20-vjeçari nga Fieri, Kevin Ademi humbet kontaktet nga Hamburgu i Gjermanisë, qytet në të cilin kishte shkuar në kërkim të një vendi pune. Historia e të riut u denoncua sot në emisionin “Pa Gjurmë” Report Tv nga e motra e tij.

Ai jetonte prej afro një viti e gjysmë si azilant në Gjermani, por fatkeqësisht, periudha e qëndrimit i kishte mbaruar që në janar të këtij viti. Për këtë arsye familja e tij dyshon se ai mund të ndodhet në burg, për shkak të mungesës së dokumentacionit:

“Kevini ka shkuar në Gjermani për një jetë më të mirë. Në kontaktin e fundit e kemi pasur në datën 28 Maj. Gjatë kohës së karantinës atij i kishte humbur celulari dhe kemi biseduar me celularin e shokëve të tij. Vëllai ka rreth një vit e gjysmë në Gjermani, por në janar atij i ka mbaruar afati i qëndrimit në Azil. Në telefonatën e fundit që kemi zhvilluar, më tha që për shkak të virusit kishte disa kohë pa punë, por tani shpresonte të gjente një punë në Hamburg, pasi prej disa ditësh kishte shkuar aty. Më tha që rrinte vetëm, por nuk më tregoi që qëndronte në hotel, pasi këtë informacion e mora më vonë nga miqtë e tij.

Të cilët gjithashtu nuk kanë pasur asnjë kontakt me të. Në komunikimin e fundit ishte i qeshur dhe nga veshja dukej shumë mirë. Vëllai nuk rrinte asnjëherë kaq shumë pa komunikuar më nënën, ndaj kemi dyshime se mund të jetë në burg për shkak të mungesës së dokumentacionit. Ndërsa në polici nuk kemi bërë akoma një denoncim,” tha e motra.

Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit:

Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Telefon: 0444 17 778

Facebook: Pa Gjurmë Report TV

Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16:00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja cilat profesione paguhen më shumë në vendin tonë

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të...

U akuzua per nje tender, vellai motres: Nuk me ndihmove…!

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të thjeshtë të zotit Gëzim. Ai rrëfeu në studio...

Greqia ndryshon vendimin, lejon fluturime me Shqipërinë

Autoriteti i Aviacionit Civil grek njoftoi zëvendësimin e direktivës së 1 Gushtit lidhur me fluturimet ajrore drejt dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti infektohet me koronavirus: Kam kollë, nga sot jam në izolim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti nëpërmjet...

Recent Comments