Monday, September 27, 2021
Home Ekonomi 12 vjeçarja shqiptare, krijuese e çorapeve dhe çantave me lule 3D (Foto)

12 vjeçarja shqiptare, krijuese e çorapeve dhe çantave me lule 3D (Foto)

alternatetext

Edhe pse vetëm 12 vjeç, mosha nuk e ka ndalur Bleza Baftiun, vajzën e talentuar të dizenjojë dhe krijojë getat, çantat e çorapet me lule 3D.

Ajo është vetëm në klasë të 7, ka lindur në Tiranë dhe jeton në Kosovë.Bleza çdo gjë e ka nisur para një viti kur i duhej të krijonte një fustan për veten e saj.

Ajo i poston krijimet e saj në llogarinë e hapur në Instagram, nga ku merr dhe porositë.

12 vjeçarja bën krijime mjaft të veçanta me lule 3d, si getat, çorapet e shkurtra, çantat, vëthët apo prordukte të tjera si kapelet, rrathët etj.

Mesa duket interesi për gjërat që dizenjohen në mënyrë të veçantë sa vjen edhe rritet dhe njerëzit i porosisin ato.

Ajo përdor mamin e saj si modele për të ekspozuar në Instagram krijimet që bën.

Bleza thotë se në të ardhmen dëshiron të ketë dyqanin e saj, ku mund të ekspozojë secilin model që krijon, si getat, çantat, rrathët, vëthët, çorapet, futanet, pantallonat, dorezat, kapelet, bikinit dhe më shumë, sigurisht të gjitha këto të zbukuruara me lule apo gurë të ndryshëm.

Për këtë vajzë të talentuar ëndrrat vazhdojnë dhe ajo është e bindur se do t’i realizojë të gjitha dhe e sheh veten si një fashion designer në të ardhmen, pasi i pëlqen t’i kombinojë rrobat dhe të krijojë me to.

Asaj i pëlqen muzika dhe gatimi dhe gjatë kohës që krijon getat dëgjon muzikë duke u frymëzuar për krijimet e saj.

Ajo lexon vazhdimisht libra motivues, të cilët e shtyjnë dhe motivojnë të realizojë dhe të bëjë ato gjëra që ka pasion.

Mesazhi që ajo ka për moshatarët e saj është “Ndiqni ëndrrat tuaja dhe mos u ndikoni nga mosha që keni.”Këtë mesazh e lidh me veten e saj, që edhe pse në moshë të vogël ajo ka arritur të hapë online biznesin e saj dhe të shesë krijimet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments