Do e shohim pa teleskop! Kometa e re që po i afrohet Tokës (Video)
Një kometë e re po i afrohet Tokës. Ekziston mundësia edhe të vrojtohet në qiell me sy të lirë në momentin që do arrijë dhe pikën më të afërt në tetor, duke bërë që të jetë e para në 80 mijë vite që dallohet pa teleskop.
- Pse njerëzit kanë tolerancë të ndryshme ndaj dhimbjes?
- Për herë të parë, diaspora shqiptare voton: Për cilën parti do të votoni ju?
- Diaspora interes për të votuar/ Në më shumë se 24 orë mbi 5000 aplikime, ja sa kërkesa janë pranuar nga KQZ
- Fier, goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet autori i dyshuar
- Nëse jeni emigrantë dhe doni të votoni, regjistrohuni! Ja linku!
Është zbuluar në janar të 2023, ndodhet 7 unitete astronomike larg nesh, ose një milliard km larg. Etiketohet si kometë e re, pra që është hera e parë që kalon pranë planetit tonë dhe sipas ekspertëve mbërrin nga mjegullnaja Oort, që është “djepi” i kometave.
Në dy ditët në vijim mendohet të mbërrijë në Perileo, pikën më të afërt me Diellin prej 55 mln km. Në udhëtimin e saj C/2023 A3 Tsuchishan-ATLAS, nëse nuk shpërbëhet në afërsi të yllit tonë, në ditët e para të tetorit pritet të afrohet te ne, gjë që teorikisht mund të jetë shumë e dukshme dhe do vijojë të dallohet gjithnjë e më pak në qiell deri në muajin nëntor.