Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin
![](https://fierisot.com/wp-content/uploads/2024/09/Screenshot-2024-09-02-152857-780x470.jpg)
Gjykata e Fierit vendosi sot lirimin me kusht të Fredi Belerit.
Gjykata e Fierit e pranoi kërkesën e avokatit, pas tri seancash të dështuara, ku Beleri kërkonte lirimin me kusht.
- Pse njerëzit kanë tolerancë të ndryshme ndaj dhimbjes?
- Për herë të parë, diaspora shqiptare voton: Për cilën parti do të votoni ju?
- Diaspora interes për të votuar/ Në më shumë se 24 orë mbi 5000 aplikime, ja sa kërkesa janë pranuar nga KQZ
- Fier, goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet autori i dyshuar
- Nëse jeni emigrantë dhe doni të votoni, regjistrohuni! Ja linku!
“E pranoi kërkesën gjykata, urdhëroi lirimin para kohe, i mbeteshin edhe 6 javë”, konfirmoi avokati i Belerit, Geni Gjyzari pas seancës.
Pas vendimit, Fredi Beleri deklaroi se do t’i drejtohet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
“Pas 16 muajsh izolim, tani jam i lirë dhe krenar, por definitivisht jo i lumtur. Sepse nuk u rivendos shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri, nuk funksionuan institucionet, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhej. Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë që na pret. Lufta ime tani ka filluar. Është e panevojshme të them se do t’i drejtohem Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për gjithçka që jam gjymtuar nga regjimi shqiptar”, shkruan Beleri në rrjetet sociale.
Ai tha se tashmë do ushtrojë detyrat e eurodeputetit grek. “Do të mund të fokusohem në çështjet e minoritetit etnik grek dhe të shtetit ligjor, pa frikë, por vetëm me pasion. Sot do të jem mes vëllezërve të mi në Himarë. Aty ku filloi aventura ime dhe më duket e drejtë të jetë”, tha Beleri.
Beleri është dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor nga Apeli i GJKKO me formë të prerë, gjë që bëri të humbiste dhe mandatin. Ai u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar.
Beleri gjatë kohës që ishte në burg u zgjodh edhe si eurodeputet i Greqisë.
Fredi Beleri u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian pasi mori leje për 5 ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve.
Pas betimit, ai u kthye në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit, pasi akuzohet për blerjen e votave në zonën e Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023. /j.p/