Hidhet shorti, zbardhet kalendari i plotë i kampionatit të vajzave në futboll
Federata Shqiptare e Futbollit hodhi në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shortin për edicionin e ri të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Vajzave 2024-2025 që është programuar të nisë më 28 shtator.
10 klubet shqiptare të vajzave kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 18 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione. Në këtë edicion të ri të kampionatit të vajzave nuk do të jetë pjesë Skënderbeu, teksa risi është pjesëmarrja për herë të parë e skuadrës së Egnatias.
- U vra në Libofshë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë!
- “Të dytin në hotel kur ra tërmeti, të tretin në Facebook”, Arta rrëfen “pa gënjeshtra” njohjen me ish-partnerët
- Nëna s’i pranon njohjen e tretë, vajza: Ata vdiqën për mua, ky i treti është shumë i mirë!
- I prenë 350 rrënjë ullinj, qytetari në Lushnje: I di kush janë se kam konflikte që më përpara (Video)
- I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Edhe në këtë edicion, kampionati kombëtar i vajzave përbëhet nga 10 skuadra dhe do të zhvillohet i ndarë në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë në total 18 ndeshje.
Java e parë e kampionatit të vajzave, 28 shtator 2024:
Apolonia – Partizani
Teuta – Laçi
Egnatia – Vllaznia
Kinostudio – Tirana
Gramshi – Lushnja
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati i futbollit të vajzave do të ngrejë siparin të shtunën e 28 shtatorit dhe kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 26 prill të vitit 2025.
Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 4 – 18 maj 2025. Në kampionatin e vajzave këtë edicion marrin pjesë këto skuadra: Apolonia, Partizani, Teuta, Laçi, Egnatia, Vllaznia, Kinostudio, Tirana, Gramshi, Lushnja.