Ja gjyqtarja shqiptare që do të gjykojë sfidën e Realit në Champions League
Gjyqtarja nga Elbasani, Emanuela Rusta dhe tre ndihmëset e saj nga Shqipëria do gjykojnë duelin e femrave mes Sporting Lisbonë dhe Real Madrid në Champions League.
- “Sistemi i gjendrave dhe Ushtrime të gjendrave”/ Një libër i veçantë prezantohet në Bibliotekën e Fierit
- Mbështetje nga Skema Kombëtare, fermeri nga Fieri investoi në prodhimin e perimeve në serra
- Subashi, vazhdojmë punën në hapësirat dhe hyrjet e pallateve
- Pse njerëzit kanë tolerancë të ndryshme ndaj dhimbjes?
- Për herë të parë, diaspora shqiptare voton: Për cilën parti do të votoni ju?
Emanuela Rusta do të ndihmohet nga treshja që përbëhet nga Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglantina Pjetrushaj. Kjo nuk është hera e parë që UEFA i ka besuar gjyqtareve shqiptare një ndeshje të rëndësisë së tillë pasi kohë më parë pikërisht Rusta kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e femrave mes Benficës dhe Barcelonës.
Rusta kohë më parë kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e grupmoshave U19 të vajzave mes Holandës dhe Francës. Kujtojmë se ndeshja mes Sportingut dhe Real Madridit do të luhet më datë 19 shtator (e enjte) me fillim nga ora 17:00.
👏🏻 Një katërshe arbitresh nga Shqipëria do të gjykojnë Sporting CP-Real Madrid, e vlefshme për turin e dytë të…
Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on Friday, September 13, 2024