“Jemi policia, na duhen 98 mijë Euro që të të shpëtojmë djalin”, si u mashtrua shqiptarja në Greqi
Një grua 63-vjeçare shqiptare që jeton në Santorini të Greqisë është mashtruar nga 4 shtetas bullgarë, të cilët i morën një shumë parash prej 98,500 Euro.
- “Sistemi i gjendrave dhe Ushtrime të gjendrave”/ Një libër i veçantë prezantohet në Bibliotekën e Fierit
- Mbështetje nga Skema Kombëtare, fermeri nga Fieri investoi në prodhimin e perimeve në serra
- Subashi, vazhdojmë punën në hapësirat dhe hyrjet e pallateve
- Pse njerëzit kanë tolerancë të ndryshme ndaj dhimbjes?
- Për herë të parë, diaspora shqiptare voton: Për cilën parti do të votoni ju?
Episodi ndodhi të premten e kaluar, kur një grua bullgare mori në telefon shqiptaren dhe iu prezantua si punonjëse e policisë greke, duke i kërkuar 98,500 Euro për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që kishte shkaktuar një aksident automobilistik ku i plagosur mbeti një fëmijë.
63-vjeçarja shqiptare ndoqi udhëzimet dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash. Shuma u mor nga mashtruesit.
Megjithatë, shqiptarja bëri denoncim dhe policia greke arriti të zbardhë rastin dhe të arrestojë 4 shtetas bullgarë, mes të cilëve dy gra, si të përfshirë në këtë skemë.
Të katërt u arrestuan ende pa arritur të largoheshin nga ishulli i Santorinit. Po kështu u sekuestrua dhe shuma e parave prej 98,500 Euro, që i përkasin gruan shqiptare. /tvklan.al