Përmirësim kullimit në 400 hektarë tokë bujqësore në Roskovec (Video)
Investimet në përmirësimin dhe rehabilimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit në fushën e bujqësisë, po vijojnë me prioritet në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonet me potencial të lartë prodhimi.
- U vra në Libofshë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë!
- “Të dytin në hotel kur ra tërmeti, të tretin në Facebook”, Arta rrëfen “pa gënjeshtra” njohjen me ish-partnerët
- Nëna s’i pranon njohjen e tretë, vajza: Ata vdiqën për mua, ky i treti është shumë i mirë!
- I prenë 350 rrënjë ullinj, qytetari në Lushnje: I di kush janë se kam konflikte që më përpara (Video)
- I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga puna që po vijon në rehabilitimin e kanalit kullues në Roskovec, të Fierit.
📍Roskovec | Mirëmëngjes me rehabilitimin e kanalit kullues “Prroi Vidhishtes”, në 2.2 km gjatësi. Volumi i aluvioneve të pastruara nga ky kanal kullues përmirësojnë kullimin në 400 hektarë tokë bujqësore.📍Roskovec | Mirëmëngjes me rehabilitimin e kanalit kullues “Prroi Vidhishtes”, në 2.2 km gjatësi. Volumi i aluvioneve të pastruara nga ky kanal kullues përmirësojnë kullimin në 400 hektarë tokë bujqësore. #MBZHR #InfrastrukturëBujqësore
Posted by Anila Denaj on Sunday, September 1, 2024
Denaj tha se, investimi shërben për kullimin e rreth 400 hektarë tokë bujqësore në zonë, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve për sigurimin e të mbjellave.
“Rehabilitimin e kanalit kullues “Prroi Vidhishtes”, në 2.2 km gjatësi. Volumi i aluvioneve të pastruara nga ky kanal kullues përmirësojnë kullimin në 400 hektarë tokë bujqësore”, u shpreh ministrja.
Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në fshatrat e bashkisë së Fierit ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore, po të kemi parasysh se me ndarjen e re territoriale rreth 50 % e gjithë territorit të bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore. /j.p/