Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në supermarket, procedohet 57-vjeçarja në Tiranë
Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici gruan që disa ditë më parë tentoi të rrëmbente një vajzë të mitur, vetëm 2 vjeçe.
- “Sistemi i gjendrave dhe Ushtrime të gjendrave”/ Një libër i veçantë prezantohet në Bibliotekën e Fierit
- Mbështetje nga Skema Kombëtare, fermeri nga Fieri investoi në prodhimin e perimeve në serra
- Subashi, vazhdojmë punën në hapësirat dhe hyrjet e pallateve
- Pse njerëzit kanë tolerancë të ndryshme ndaj dhimbjes?
- Për herë të parë, diaspora shqiptare voton: Për cilën parti do të votoni ju?
Uniformat blu thonë se bëhet fjalë për një 57-vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo do të procedohet në gjendje të lirë.
“Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal”, njoftoi policia.
Siç duket edhe nga këto pamje që u publikuan pas këtij rasti, gruaja shikon fëmijën dhe pasi bisedon me të e merr në krahë dhe del nga marketi.
Më pas është vetë mamaja e fëmijës, e cila po ashtu ishte në supermarket, që del dhe e mori sërish vajzën.
Denoncimi në polici është bërë disa orë më vonë nga babai i të miturës./tvklan.al