“Ma vuri pistoletën te gjoksi” / Deputeti i PD Luan Baçi akuzon gardën: Na goditën me skafandër
Deputeti Luan Baçi ka bërë një deklaratë të fortë pas përplasjeve në Kuvend.
Ai është shprehur se një efektiv i ka vendosur armën tek gjoksi brenda sallës së Kuvendit dhe po ashtu se deputetët janë goditur me skafandër.
- LAJM I MREKULLUESHËM: Noeli kalon me sukses operacionin e vështirë
- Shqipëria shkëlqen në SIGEP 2025 me recetat artizanale të ëmbëlsirave dhe akullores
- Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
- Edukatorja shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat
- Kishte humbur kontaktet me familjen prej ditësh, 63-vjeçari gjendet i pajetë në Kafaraj
“Ne ishim duke hyrë brenda dhe hy policia me skafandra duke shtyrë, nxori pistoletën dhe ma vendosi tek gjoksi. Duke shtyrë, ja ata plehra që janë aty. E nxori pistoletën, absolutisht po. E gjithë policia që është futur aty është jashtë rregullave.Ishin shumë atje, jo vetëm unë. Me mua u përplas, me skafandrën që kisha para. E pashë armë, e kishte në brez dhe e zbuloi”,- tha deputeti.
Kjo ngjarje përshkallëzoi dhe tensionet jashtë Kuvendit , teksa deputetët që ndodheshin jashtë u përplasën fizikisht me gardën, duek tentuar të dhunonin efektivët e policisë dhe ata të FNSH.