Punëtorë nga Jemeni në Fier/ Fermerët kanë shtuar sipërfaqet e mbjella me luleshtrydhe për eksport (Video)
Mbi 30 ton luleshtrydhe brenda një sezoni arrin të prodhojë fermeri Agim Troka në fshatrat Kafaraj dhe Cakran të Fierit.
- Pse njerëzit kanë tolerancë të ndryshme ndaj dhimbjes?
- Për herë të parë, diaspora shqiptare voton: Për cilën parti do të votoni ju?
- Diaspora interes për të votuar/ Në më shumë se 24 orë mbi 5000 aplikime, ja sa kërkesa janë pranuar nga KQZ
- Fier, goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet autori i dyshuar
- Nëse jeni emigrantë dhe doni të votoni, regjistrohuni! Ja linku!
Tregu i sigurt brenda vendit dhe çmimet e kënaqshme e shtynë të katërfishonte sipërfaqen e mbjelle nga 1 hektarë që ishte përpara tre vitesh, tashmë në 4 hektarë.
Prej kohësh luleshtrydhet e prodhuara në Kafaraj kanë arritur të eksportohen edhe në vende të ndryshme të Europës, si Anglia, Gjermania dhe Franca.
Rritja e shpejtë e sipërfaqeve të mbjella dhe ndërtimi i serave ka shtuar nevojën për rritjen e forcës punëtore. Përveç punëtorëve lokalë, Agimi ka punësuar edhe punëtorë të huaj nga Jemeni, të cilët shprehen të kënaqur me punën dhe mikpritjen e komunitetit.
Fermeri Agim Troka kultivon varietetin MARIBELA të luleshtrydhes. Prodhimi kryhet në kushte që garantojnë cilësinë e lartë dhe natyralitetin e frutave, duke siguruar një treg të qëndrueshëm për edhe eksport.