Yllka Mujo feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot aktorja e njohur
Një nga aktoret më të njohura të kinematografisë shqiptare, Yllka Mujo feston ditëlindjen. Aktorja e dashur për shqiptarët mbush plot 71 vjeç.
- LAJM I MREKULLUESHËM: Noeli kalon me sukses operacionin e vështirë
- Shqipëria shkëlqen në SIGEP 2025 me recetat artizanale të ëmbëlsirave dhe akullores
- Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
- Edukatorja shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat
- Kishte humbur kontaktet me familjen prej ditësh, 63-vjeçari gjendet i pajetë në Kafaraj
Yllka Mujo debutoi për herë të parë në botën e artit në moshën 8-vjeçare, moment kur u pranua Tonin Harapi, si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionerëve.
Shtysa e saj më e madhe për t’u bërë aktore ishte babai i saj, i cili e kishte si ëndërr që nuk arriti ta realizonte. Kjo bëri që ai të nxiste të bijën, të bëhet jo vetëm aktore por një nga më të suksesshmet në Shqipëri.
Rolet e saj në filmat shqiptarë janë të shumta si: Lule të kuqe, lule të zeza, Shpella e piratëve, Kush e solli Doruntinën, Rikonstruksioni, Taulanti kërkon një motër, Kur hidheshin themelet, Zonja nga qyteti, Beni ecën vetë, Rrugicat që kërkonin diell, Malet me blerim mbuluar, I teti në bronz.
Edhe dy fëmijët e saj kanë ndjekur rrugën e Yllkës dhe tashmë emrat e tyre janë mjaft të njohur në skenën shqiptare, Elia Zaharia dhe Amos Zaharia.
E në këtë ditë të veçantë nuk mungojnë edhe urimet e shumta. Urimin më të bukur e ka marrë nga vajza e saj Elia Zaharia e cila ndër të tjera shkruan: ” Faleminderit që na ndriçon me dashurinë, mirësinë dhe mençurinë tënde!!! “