Fluks në Kapshticë, më shumë se 6 mijë emigrantë hynë në Shqipëri gjatë 24 orëve
Fluksi i lëvizjeve ndërkufitare në pikën doganore të Kapshticës vijon të mbetet i lartë edhe pas Krishtlindjes. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia 6219 emigrantë dhe kanë udhëtuar drejt vendit fqinj 1484 qytetarë.
Pse njerëzit kanë tolerancë të ndryshme ndaj dhimbjes?
Për herë të parë, diaspora shqiptare voton: Për cilën parti do të votoni ju?
Diaspora interes për të votuar/ Në më shumë se 24 orë mbi 5000 aplikime, ja sa kërkesa janë pranuar nga KQZ
Fier, goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet autori i dyshuar

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se për shkak të lëvizjeve të shtuara të udhëtarëve në të dyja anët e kufirit, policia jonë kufitare punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa pala greke me 3 sportele në dalje.
Menaxhimi i fluksit dhe përpunimi i dokumentacionit të udhëtarëve dhe mjeteve bëhet pa vonesa nga të dyja policitë kufitare.
Nga data 20 Dhjetor janë kthyer nga pika doganore e Kapshticës në atdhe 35 715 emigrantë dhe kanë dalë nga vendi 13 225 qytetarë. Autoritetet e kufirit presin fluks të lartë lëvizjesh deri në natën e ndërrimit të viteve./tvklan.al