Koçiu: Shpërblim për festat për 275 mijë familje dhe individë të mbrojtjes sociale
![](https://fierisot.com/wp-content/uploads/2024/12/81b3d561-ed61-43e2-bb6a-8620607b55ea-780x470.jpg)
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli sot me gazetarët pas vendimeve që dolën nga mbledhja e qeverisë. Ministrja Koçiu ndau lajmin e mirë në këtë atmosferë festash për të gjithë familjet dhe individët që përfitojnë nga skema e Mbrojtjes Sociale.
LAJM I MREKULLUESHËM: Noeli kalon me sukses operacionin e vështirë
Shqipëria shkëlqen në SIGEP 2025 me recetat artizanale të ëmbëlsirave dhe akullores
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
Edukatorja shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat

“Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit kësaj kategorie. Për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social, janë pikërisht 15 mijë lekë, apo 150 euro, që i akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve.
Për herë të parë këtë vit marrin shpërblimin marrin edhe kujdestarë e këtyre personave që përfitojnë nga skema e Mbrojtjes Sociale. 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar do të marrin shpërblimin e fundvitit. Është një fond i akorduar nga buxheti i shtetit dhe është afro 2.1 miliardë lekë, që do të shkojë për të gjithë familjet dhe individët e shoqërisë. Një vendim solidariteti për të gjithë individët dhe familjet shqiptare”, tha Koçiu.