Miratohet strategjia e sipërmarrjes inovative, Ibrahimaj: Përfshin 6 sektorë nga turizmi te bujqësia
Këshilli i Ministrave miratoi sot strategjinë e sipërmarrjes inovative (2025-2030), e cila parashikon një plan masash zhvillimin e sipërmarrjes inovative.
U vra në Libofshë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë!
“Të dytin në hotel kur ra tërmeti, të tretin në Facebook”, Arta rrëfen “pa gënjeshtra” njohjen me ish-partnerët
Nëna s’i pranon njohjen e tretë, vajza: Ata vdiqën për mua, ky i treti është shumë i mirë!
I prenë 350 rrënjë ullinj, qytetari në Lushnje: I di kush janë se kam konflikte që më përpara (Video)

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se kjo strategji mbështet vizionin e qeverisë për të pasur një ekonomi e cila mbështet rritjen e inovacionit, ndërsa ky i fundit mbështet rritjen ekonomike.
“Strategjia do të përqendrohet në 6 sektorë të caktuar, sektorë të identifikuar në një tjetër strategji kombëtare, ajo S3. Strategjia është e përqendruar në nxitjen e inovacionit në sektorë si turizmi, energjia, bujqësia etj, të cilët më së shumti kanë nevojë për rritje të produktivitetit”, tha Ibrahimaj.
Ministrja shprehu besimin se mbështetja e startup-eve në këto sektorë do të ndikojë në rritje të produktivitetit, të konkurrueshmërisë dhe në çeljen e tregjeve për bizneset shqiptare, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
/a.f/