Ekonomi

Në rritje prodhimi i naftës nga Albpetrol, 70 000 tonë në 2024-ën

 Kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në vend, Albpetrol, prodhoi 70 mijë tonë naftë në vitin 2024.

Referuar statistikave të kompanisë, sasi e naftës së prodhuar rezulton më e lartë se në vitin 2023, kur u prodhua 68,95 mijë tonë naftë.

Cest la vie

Prodhimi i naftës nga Albpetrol po shënon rritje të qëndrueshme që prej vitit 2021, kur bota u përball me kufizimet në lëvizje për shkak të pandemisë.

“Albpetrol” sot zhvillon aktivitetin e nxjerrjes së naftës në vendburimet e Kuçovës, pjesën jugore të vendburimit Patos-Marinzë, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul, Amonicë dhe Karbunarë.

Gati gjysma e sasisë së naftës së prodhuar, ose 46,8%, u sigurua nga vendburimi Gorisht-Kocul. Në këtë vendburim u prodhuan 32.8 mijë tonë naftë gjatë 2024-ës.

Vendburimi i Kuçovës është i dyti për nga pesha në prodhimin e vitit 2024 ku rezulton se janë 15,9 mijë tonë naftë.

Vendburimi tjetër është ai Cakran-Mollaj me një prodhim prej 14 mijë tonësh në vitin 2024 ndërkohë që vendburimi i Patosit me 4,4 mijë tonë naftë, nga vendburimi i Amonicës u prodhuan 3,2 mijë tonë naftë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button