Lajme

Nëse jeni emigrantë dhe doni të votoni, regjistrohuni! Ja linku!

Shqiptarët në diasporë nga sot mund të regjistrohen online për zgjedhjet parlamentare të 2025. Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që ka internet dhe një kamera. Si fillim, emigranti duhet të krijojë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni, ose një email, si dhe të dhëna personale, nga ditëlindja, vendlindja, numri personal.

Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij të gjallë përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë.

Cest la vie

Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta pranohen edhe nëse ju ka skaduar afati.

Dokument tjetër me rëndësi, është një vërtetim se personi banon aty ku thotë. KQZ pranon dokumente të shumëllojshme, nga dokumentet e pronësisë, tek qiramarrjet apo faturat e ujit, gazit, energjisë, apo çdo abonim tjetër, përfshirë dhe dokumentet bankare. Adresa është e rëndësishme që komisioni qendror i zgjedhjeve t’i dërgojë fletën e votimit aty ku ai jeton.

Brenda 5 ditësh, KQZ do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim, dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri.

Emigrantët që duan të regjistrohen, mund të klikojnë në këtë link!/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button