Home Lajme Berisha: Zgjasni afatin e vlefshmërisë së ID dhe pasaportave edhe për shqiptarët...

Berisha: Zgjasni afatin e vlefshmërisë së ID dhe pasaportave edhe për shqiptarët brenda vendit

29
0

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në seancën plenare i kërkoi mazhorancës socialiste që të zgjasë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave edhe për shtetasit shqiptarë që jetojnë brenda vendit.

Duke folur për aktet normative për zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, Berisha tha se qeveria “diskriminon shqiptarët”.

Cest la vie

“Në qoftë se e zgjatni afatin për shqiptarët që janë jashtë, duhet të zgjatet edhe për ata që janë edhe brenda. Nuk mund të ketë dy standarde. Këto i bëni se si të shpëtoni, por u garantoj se asgjë në botë nga 11 maji nuk do ju shpëtojë”, tha Berisha.

Berisha po ashtu u shpreh se “aktet që paraqiten janë gjysmake dhe hipokrite”. Kjo pasi sipas kryedemokratit duhet të zgjatet edhe afati i regjistrimit në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) afat i cili skadon më 4 mars.

Hapësirë reklamuese

“Në qoftë se bëjmë fjalë se 800 mijë shqiptarë që i kanë të skaduar dokumentet dhe miratojmë aktin për t’u mundësuar votimin duke u lënë vetëm 5 ditë afat, ky është akt qesharak që do damkosë këtë mazhorancë me një damkë tjetër të zezë dhe të merituar. Në qoftë se miratojmë këtë akt sot, atëherë të paktën të shtyjmë me 10 ditë, të bëjmë 15 ditë mundësinë e votimit të tyre”, tha Berisha. /j.p/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here