Home Njerëzit e punës Kooperativa e ngritur në Lushnjë nga fermerë të kthyer nga emigracioni, eksporton...

Kooperativa e ngritur në Lushnjë nga fermerë të kthyer nga emigracioni, eksporton bimë aromatike në Europë e SHBA (Video)

10
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale rastin e Besnik Koçit nga Divjaka i cili pas disa vitesh emigrim është rikthyer në vendin e tij ku dhe ka ngritur një fermë për prodhimin e bimëve aromatike.

Besi së bashku me shumë banorë të zonës, një pjesë e të cilëve të rikthyer nga emigrimi kanë ngritur kooperativën duke rritur eksportin e bimëve aromatike në shumë vende të botës.

Cest la vie

Rama shprehet se shqiptarët e kthyer janë sot gur i rëndë në vend të vet.

Në Këmishtaj, Njësia Administrative Gradisht Divjakë, Besi ka ngritur fermën e tij duke prodhuar me standarde dhe cilësi.

Hapësirë reklamuese

Ai rrëfen se: “Si shumë bashkëatdhetarë të mi, edhe unë në vitet ‘90 emigrova ku u mora me ndërtim që më lodhi shumë shpejt. U riktheve që të bëja atë që kisha bërë që i vogël dhe me çfarë vazhdonin prindërit e mi të kultivonin. Sapo u riktheva bashkë me bashkëfshatarët e mi krijuam kooperativën që prodhonte bimë aromatike mjekësore”.

“Kooperativa e përbërë me fermerë të zonës fillimisht na krijoi mundësinë që ne të bënim standard të produkteve të certifikuara dhe të bënim një cilësi të veçantë për eksportin të cilat kërkonin vendet e zhvilluara dhe tashmë jemi kompani lider në Shqipëri duke eksportuar në Europë, SHBA, Japoni dhe në disa vende të tjera. Mes 450 kontratave që ne kemi, kemi edhe shumë fermerë të terë një pjesë e tyre të rikthyer nga emigrimi duke sjell eksperiencën dhe standardet ku ata kanë punuar më parë si në Itali, Greqi dhe vendet e tjera”, thekson Besi.

Ai shprehet se Shqipëria nuk është si më parë dhe tashmë ofron mundësi si në prodhimet bujqësore dhe në sektorë të tjerë.

“Por në prodhimet bujqësore ku unë përfaqësoj ka tashmë ferma janë të orientuara mbi prodhimin e tyre të qëndrueshëm dhe të certifikuar kanë të ardhura të mjaftueshme për të vazhduar  jetën në Shqipëri. U bëj thirrje gjithë bashkëatdhetarëve të mi mos të punojnë tokat e të tjerëve në vendet e huaja, por të rikthehen dhe të sigurt që të ardhurat do të jenë të mjaftueshme dhe më mirë sesa aty ku janë”, apelon sipërmarrësi nga Divjaka.

Rimed
MIRËMËNGJES 😊

MIRËMËNGJES 😊dhe me shqiptarët e kthyer, ndër të cilët Besi nga Këmishtaj, që sot është gur i rëndë në vend të vet, ju uroj një ditë të mbarë🫶

Posted by Edi Rama on Wednesday, February 26, 2025

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here