Home Uncategorized Mbi 30 mijë qytetarëve iu njihen vitet e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore...

Mbi 30 mijë qytetarëve iu njihen vitet e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore e bujqësore për efekt pensioni

10
0

Mbi 30 mijë qytetarëve që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore e shtetërore dhe ish-kooperativat bujqësore, do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të dokumentacioneve.

Ligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore”, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka për qëllim njohjen e periudhave të sigurimit, pa pengesa procedurale dhe pa shpenzime, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve të kooperativave bujqësore, duke mundësuar përfitimin e një pensioni, të paktën sa pensioni social.

Cest la vie

Sipas relacionit që shoqëron këtë ligj, të gjithë punonjësve që kanë punuar në institucione dhe ndërmarrje shtetërore deri në 1 tetor 1994, ish-ndërmarrje bujqësore deri në 17 tetor 1992, dhe ish-kooperativa bujqësore deri më 19 korrik 1991, iu njihen automatikisht periudhat e punës.

Qytetarët që kanë punuar në ish-kooperativa e ish-ndërmarrje shtetërore do iu njihen vitet e punës, por me kushtin që gjatë periudhës së deklaruar të vërtetojnë se kanë qenë me vendbanim në fshat, ku ushtronte aktivitetin ndërmarrja apo kooperativa, si dhe nuk kanë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Hapësirë reklamuese

Periudha e punësimit për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension merret me pagë referuese 3 288 lekë dhe 4 110 lekë sipas kategorisë së aplikuesve.

Të njëjtat kritere vlejnë edhe për të punësuarit në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në këtë rast paga referuese për periudhën e sigurimit, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension do të jetë 2 833 lekë.

“Njohja e periudhave të punësimit, sipas këtij ligji, bëhen për pensione që nuk janë caktuar deri në hyrjen në fuqi të tij, pavarësisht datës së plotësimit të moshës për përfitim; si dhe për pensione kur kërkuesit i është caktuar pension nga sigurimet shoqërore përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe janë në shqyrtim administrativ në Komisionin Rajonal të Ankimit dhe në Komisionin Qendror të Ankimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore apo në proces gjykimi në gjykatë”, thuhet në relacionin që shoqëron këtë ligj. /j.p/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here