Sunday, May 16, 2021
Home Aktualitet 5 qytetarë humbin jetën. Ja rastet e reja gjatë 24 orëve të...

5 qytetarë humbin jetën. Ja rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 138 raste të reja si dhe kanë humbur jetën pesë qytetarë. Kështu numri i qytetarëve që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 129,980 dhe kanë humbur jetën 2358 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 56 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Aksidenti në qendër të Fierit, automjeti përplas nënën me dy fëmijët e saj. Drejtuesi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Makina ka përplasur një grua bashkë...

Aksident ne qender te Fierit, automjeti godet një grua

Nje aksident me pasoje demtimin e nje gruaje ka ndodhur ne qender te Fierit. Sipas informacioneve gruaja ishte duke...

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për...

Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!

Nata finale e Miss Universe 2020 do të mbahet sonte. Edicioni i 69-të i konkursit të bukurisë do të mbahet në Florida,...

Recent Comments