Tuesday, September 28, 2021
Home Ekonomi 500 fermerë në Fier, kontrata ekskluzive për eksport në Austri të trangullit...

500 fermerë në Fier, kontrata ekskluzive për eksport në Austri të trangullit Kornishon

alternatetext

500 fermerë në qarkun e Fierit prodhojnë trangull “Kornishon” ekskluzivisht për eksport në Austri, mbi bazën e kontratave paraprake.
Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, solli shembullin e kompanisë Vegetal, që në dy vite është shndërruar në një sipërmarrje suksesi falë vizionit të qartë dhe një punë të pandalshme për të pasur sukses në biznes e në bujqësi.

Krifca tha se, “kryefjala e suksesit në këtë kompani është bashkëpunimi. Ndryshe ky njihet si model ‘contract farming’”.

“Fermerët tha Krifca, janë të parakontraktuar për të prodhuar kastravecin kornishon/turshi i cili do të blihet me një çmim të dakordësuar nga kompania në prodhim. Vegetal i jep farën dhe fidanin fermerit dhe më pas grumbullon dhe eksporton të gjithë produktin në Austri”.

Krifca tha se, kompania po kërkon të zgjerohet me tej pasi kornishon jep rendiment të mirë dhe fitimin e kërkuar.

“Fermerët që takoj në fabrikë por dhe në ferma që mbjellin këtë kulturë ma lavdërojnë bashkëpunimin me Vegetal. E dinë prej fillimit sa fitim do marrin në sezon nëse punojnë mirë e me cilësi. Kanë bashkëpunim me katër agronomët e kompanisë të cilët ndjekin çdo problematikë në terren që prodhimi të jetë me cilësi dhe rendiment të lartë. Kështu arrijnë fitimet e synuara të gjithë, dhe fermerët dhe kompania”- tha Krifca.

Ajo informoi se AZHBR e ka mbështetur këtë sipërmarrje me makineritë e seleksionimit dhe kalibrimit, procese të cilat ishin domosdoshmëri për t’u mekanizuar.

“Nëse kalon në autostradën e Fierit, ditën ose natën, qendra është e hapur. Brenda ka drita. Stafi punon, fermerët janë duke zbrazur furgonët dhe kamionçinat me mall. Këtë vit parashikohen 6,000 ton eksport. Janë në rrugë të mbarë. Ndjehet prej autostradës zhurma e punës dhe suksesit”- u shpreh drejtoresha e AZHBR-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments