Monday, September 27, 2021
Home Tradita 6 maji Dita e Shën Gjergjit, festa dhe ritet që duhet të...

6 maji Dita e Shën Gjergjit, festa dhe ritet që duhet të bëni!

alternatetext

Nesër më 6 maj në Shqipëri si në shumë vende të Ballkanit festohet Dita e Shën Gjergjit. Dita e Shën Gjergjit festohet për ta përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Në varësi të krahinës shqiptare kjo festë fillon në 5 maj dhe vazhdon deri më 15 maj.

Shën Gjergji është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje të zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurje kurorash nga fëmijët. Selam Allaraj kuzhinieri i njohur shqiptar që punon në Venecia, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale tregon se ritet dhe se si festohet kjo ditë.

“Në datën 4 maj, fëmijët dalin nëpër livadhe për të mbledhur lule me të cilat duhet të lahen për festë. Petalet e luleve hidhen në një legen me ujë dhe në përfundim të banjës, njeriu duhet të shpëlahet me petalet e luleve për të pasur shëndet, gëzim e begati. Me datën 5 maj, nuset e reja dhe vajzat e fshatit dalin mbledhin barishtet e para të pranverës dhe mbjellin fidanë shelgjesh nëpër ara e livadh. Ato thurin kurora me lule dhe i vendosin ato në derë jo vetëm për të pritur pranverën por edhe për të mbrojtur shtëpinë nga syri i keq.

Data 6 Maj është më pas dita e përkushtuar ndaj shelgjeve të dashurisë. Djemtë që janë të dashuruar ose të fejuar presin degë të mëdha dhe i vendosin në portat e shtëpive të vajzave që dashurojnë. Më pas, organizohet një piknik i madh për të gjithë komunitetin dhe në fshat zgjidhet vendi më piktoresk për të bërë piknik, për të hedhur këngë e valle, për të festuar natyrën, dashuritë e reja dhe jetën në përgjithësi”, shkruan Allaraj në instagramin e tij./L.F-dritare.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments