Monday, June 21, 2021
Home Aktualitet 7 qytetarë humbin jetën. Ja sa raste të reja pati në Fier

7 qytetarë humbin jetën. Ja sa raste të reja pati në Fier

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 286 raste të reja me koronavirus, si dhe kanë humbur jetën shtatë qytetarë. Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë me COVID ka shkuar në 127,795, ndërsa ai i humbjeve te jetes në 2,304.

Në krahasim me ditën e djeshme kemi një rritje të numrit të humbjeve te jetes, dje gjashtë dhe sot shtatë, por një ulje në numrin e të infektuarve me dje 317 dhe sot 286.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2966 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 286 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, 1 qyetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Nesër, solstici veror, kur ndodh dhe si ndikon në jetën e njeriut në Tokë

21 qershori është dita më e gjatë e vitit, e cila shënon edhe fillimin e stinës së verës në hemisferën veriore. Ky...

E rëndë / Bie nga fiku, ndërron jetë 17 vjeçarja

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur në fshatin...

Degradon situata, vëllezërit heqin rripat e pantallonave (Video)

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë...

Debat me tone të ashpra: Eduardi e quan vëllain monstër, nuk do ta shohë me sy…

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë të ftuar Eduardi dhe Gramozi, dy vëllezër të...

Recent Comments