Lajme

Berisha: Me 26 nëntor, protesta tjetër kombëtare. Mosbindja civile, rruga e vetme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës, e organizuar prej tyre, do të mbahet më 26 nëntor në Tiranë. Teksa ftoi qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste, Berisha tha se PD-ja nuk do të heqë dorë nga ajo që e konsiderojnë si mosbindje civile.

Cest la vie

Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet. Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha Berisha.

Ai reagoi edhe mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi masën e arrestit “ndalim të daljes jashtë vendit” ndaj Berishës, por konsideroi si proporcionale masën “detyrim paraqitje”.

Gjykata Kushtetuese me vendimin saj dje, u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me 4 mbiemra, me Enchro Chat, Sky Eç etj., etj. Gjykata shkroi jo vetëm kushtetutën, por edhe kartën universale të të drejtave të njeriut, konventën Europiane të të drejtave të njeriut dhe një seri vendimesh të Gjykatës së Strasburgut.

Ajo gjykatë për të mbrojtur grushtin e shtetit, përvetësimin e pushtetit të parlamentit për llogari të kryeministrit nga mercenarë, gjyqtarë dhe prokurorë, shkoi gjer në shkallën absurde të shpallë lirinë e lëvizjes si, jo një liri individuale. Dhe sipas saj, liria e lëvizjes nuk është, nuk përfshihet në liritë personale, apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës”, u shpreh Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button