Home Lajme nga Fieri Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

710
0

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në aksin Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, ku një automjet tip Volkswagen që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga.

Rimmed - Përqafo cilësinë
Facebook Instagram 📞 +355 69 747 6555

Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga shtetasi P. K., ndërsa në të ndodheshin dy pasagjerë britanikë. Të tre të plagosurit u transportuan menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here