Home Lajme nga Fieri Aksident në Petovë, makina përplas çiftin e bashkëshortëve

Aksident në Petovë, makina përplas çiftin e bashkëshortëve

1155

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë pranë FNSH- së, ku një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë marrë lëndime.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.