HomeAktualitetAksidenti tragjik që i mori jetën nënës e djalit të saj, zbardhet...

Aksidenti tragjik që i mori jetën nënës e djalit të saj, zbardhet shkaku. Policia bën fajtore viktimën

Published on

spot_img

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën në një aksident, policia jep versionin e saj përfundimtar.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendit të ngjarjes, Policia e Beratit ka zyrtarizuar tashmë edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferraj dhe djali i saj 6-vjeç, Samueli përfunduan në lumin Osum, pasi mjeti që nëna drejtonte humbi kontrollin.

Sipas Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, shkak për aksidentin tragjik është bërë “humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtueses”.

Lajmi është bërë i ditur nga Specialisti i qarkullimit rrugor në DVP Berat dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore, inxhinieri Lorenc Tanushi.

Tanushi ka pohuar se humbja e kontrollit të mjetit është shoqëruar edhe me mungesën e përvojës, pasi 25-vjeçarja kishte pak javë që kishte marrë patentën dhe ishte një drejtuese e re në timon.

“Nga studimi i të gjitha kamerave të sigurisë është vërejtur manovrimi majtas-djathtas, një karakteristikë kjo e drejtuesve të rinj, të pajisur me leje drejtimi. Aksi Ura e Goricës-Ura e Varur është një aks problematik dhe me risk pasi ka shumë fluks mjetesh, si pjesë kryesore e segmentit rrugor nacional Lushnje-Skrapar”, -ka thënë Tanushi.

Ai ka konfirmuar se në këtë aks rrugor, që nga policia është cilësuar si aks me risk të lartë, Policia Rrugore ka përqendruar shërbimet e saj policore çdo ditë me tre turne dhe ky segment është monitoruar prej tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Specialisti i qarkullimit rrugor në DVP Berat, Lorenc Tanushi ka theksuar se përveç aksit Ura e Goricës-Ura e Varur, akse të tjera që njihen si akse problematike e me risk dhe ku janë regjistruar aksidentet më të shumta janë: Dimal-Berat në zonën e Moravës dhe zona e Poshnjes.

Sipas Tanushit, pas rikonstruksionit që iu është bërë këtyre dy rrugëve, drejtuesit e mjeteve e kanë shtuar shpejtësinë e qarkullimit në to. Pikërisht për këto probleme të konstatuara-ka thënë Tanushi, -është kërkuar pajisja me radar dhe mjete inteligjente./ Burimi: BW

Latest articles

Qeveria vendos: Kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion!

Qeveria ka vendosur të mbështesë prodhimin e grurit në këtë periudhë të vështirë për...

Vendimi i fundit i qeverisë/ Pushime të paguara për punonjësit e administratës që dhurojnë gjak vullnetarisht, përfitojnë dhe qytetarët

Të gjithë punonjësit e administratës që dhuron vullnetarisht gjak, do të marrë dy ditë...

Njoftim i RËNDËSISHËM për maturantët, hapet sot portali për aplikimin në universitet, ja afati i fundit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotmë...

Aksident në Fier, makina përplas fëmijën 4-vjeç, shoqërohet shoferi

Një automjet ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç në fshatin Vlosh të Fierit. Fëmija ndodhet...

More like this