Apolonia ka marrë një pikë të vlefshme në transfertë, duke barazuar 1-1 ndaj Laçit, në ndeshjen e javës së 6-të të Kategorisë së Parë.
Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 33-të me golin e Nergutit.
Fierakët reaguan në pjesën e dytë dhe pas një loje më sulmuese, gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 73-të me Trifonin.
Pas golit, Apolonia pati dy mundësi të pastra për të përmbysur rezultatin me Umeijego, por sulmuesi nuk arriti të finalizonte saktë.
Pas këtij barazimi, Apolonia numëron 9 pikë pas 6 javëve, me një bilanc prej 2 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje.
Formacioni i Apolonisë: Kacaj; Topi, Asllanaj, Amagba, Onyeueni (Folorunsho 63′), Ndubuisi, Ajivi, Hoxhaj (Olawale 46′), Rakipaj (Leshi 84′), Trifoni, Umeijego.Trajner: Jovanovic









