Home Lajme nga Fieri Apolonia triumfon në Gjermani – fituese e “Malle Cup 2025” në kategorinë...

Apolonia triumfon në Gjermani – fituese e “Malle Cup 2025” në kategorinë e veteranëve

2204
0

Shoqata e Ish-futbollistëve të Apolonisë ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Malle Cup 2025”, i zhvilluar në qytetin Hanover të Gjermanisë, duke u shpallur fituese në kategorinë e veteranëve.

Rimmed - Përqafo cilësinë
Facebook Instagram 📞 +355 69 747 6555

Turneu, i cili u mbajt nga data 27 deri më 29 qershor 2025, është një nga aktivitetet më të mëdha europiane të futbollit për moshat +30, i njohur ndryshe si kategoria “Alte Herren”.

Ai organizohet çdo vit dhe mbledh qindra ekipe nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Poloninë, Italinë, dhe këtë vit edhe Shqipërinë përmes përfaqësimit nga Apolonia.

Ekipi fierak kaloi me sukses fazat e grupeve dhe ato me eliminim direkt deri në finale. Në fund, Apolonia u shpall fituese e turneut në grupmoshën për veteranë.

“Malle Cup” u zhvillua në kompleksin sportiv të MTV Engelbostel-Schulenburg në Hanover dhe përfshinte, përveç ndeshjeve, edhe një program festiv me aktivitete sociale, muzikë dhe argëtim, duke u kthyer në një ngjarje të plotë sportive e kulturore.

Ky sukses i Shoqatës së ish-futbollistëve të Apolonisë është një arritje e rëndësishme jo vetëm për sportin fierak, por edhe për promovimin e emrit të Apolonisë në arenën ndërkombëtare të futbollit për veteranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here