HomeAktualitetArmën “në kokë” kushëririt, parandalohet vrasja! Policia prangos 40-vjeçarin

Armën “në kokë” kushëririt, parandalohet vrasja! Policia prangos 40-vjeçarin

Published on

spot_img

Një 40-vjeçar në fshatin Dorëz të Tiranës ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes në kohë të policisë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situatës dhe prangosja e 40-vjeçarit.

Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kombinat, Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, mes 2 shtetasve (kushërinj).

Kanosi me armë zjarri një shtetas (kushëri i tij), falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me të cilën dyshohet se kanosi 40-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dorëz, një shtetas, kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër (kushëri i tij), kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Dorëz”. Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. K., 40 vjeç, banues në Pezë të Madhe, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin B. K (kushëri i tij).

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Primaret në PD, zbulohet kandidati i parë për Fierin: Kam vendosur të marr pjesë në garë sepse e ndjej detyrim qytetar dhe politik

Evdar Kodheli është kandidati i parë që konfirmon pjesëmarrjen e tij në garën për...

Policia e Fierit me “dorë të hekurt”, bën namin me heqje patentash

Policia Rrugore Fier/ Kontrolle nga Policia Rrugore, të përqendruara në drejtim të shkeljeve që...

Ilir Meta “hedh dritë” mbi historinë e tij të dashurisë: Ja si u njoha me Monikën, falenderoj PS-në!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar njohjen e tij me bashkëshorten...

“Me dashuri të madhe të më japë 10 milionë Lekë”, motra “dërgon” faturën e shpenzimeve të nënës

Sherrit midis dy motrave që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” i shtohen shifrat...

More like this