Sunday, May 16, 2021
Home Aktualitet Artistja që kandidon për Fierin nga lista e PD: Do të mbështes...

Artistja që kandidon për Fierin nga lista e PD: Do të mbështes njerëzit e thjeshtë, cila është sfida ime

Lista shumëemërore e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj përmban profile dhe profesione të ndryshme. Një prej tyre është edhe Eralda Tase, e cila është mësuese në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC, Tase e cila radhitet e dyta në listën e PD-së për Fierin, tregoi ndër të tjera se pse vendosi që të angazhohej me politikë dhe më konkretisht me partinë demokratike.

Eralda Tase tregoi se fakti që Partia Demokratike beson tek individi dhe programi i shumë detajuar i kësaj force politike në fusha të caktuara e bëri që ta merrte si iniciativë.

“Partia Demokratike beson tek individi. Një program shumë i detajuar në çdo sektor, kjo më bëri që ta përqafoj. Me ftesë të Lulzim Bashës , paralelisht me një program të mirë caktuar që vendosa të jem këtu ku jam..”

Kandidatja e PD-së për Fierin tregoi gjithashtu se sfidë për të është që politika të mos e ndryshojë.

“Kjo ishte sfida, të mos shpërfytyrohem nga ajo që unë jam. Dua të mbështes njerëzit e thjeshtë. I njoh shumë mirë problematikat që ata hasin për ditë. Dua të ngrë zerin për gratë, për rininë shqiptare.”

Tase tha gjithashtu se ajo duke qenë “gocë Fieri” i njeh më nga afër problematikat e qarkut.

“Duke qenë gocë Fieri, problematikat i shoh nga afër, papunësia, biznesi në kolaps të plotë. Jemi një qark i madh dhe nuk përfaqësohemi dhe nuk kemi një universitet tonin.”

E pyetur si është pritur kandidimi i saj, Eralda Tase tha se ka një përkrahje të gjerë.

“Kam një përkrahje të gjerë. Kam një konsideratë të veçantë për Alibeajn, ai ishte mbështetësi i parë, për zotin Baçi, për zonjës Sejko…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për...

Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!

Nata finale e Miss Universe 2020 do të mbahet sonte. Edicioni i 69-të i konkursit të bukurisë do të mbahet në Florida,...

Njihuni me 3 vjeçarin më të ditur në Shqipëri

Elio Driza ka filluar të lexojë që kur ishte 18 muajsh. Tani Elio është 3 vjeç e gjysmë dhe ka lexuar mbi...

Zbardhen debatet nga mbledhja e Kryesisë së PD

Zbardhet përplasja mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë, Fatbardh Kadilli. Ka nisur tejet e tensionuar mbledhja e Kryesisë. Pas fjalës...

Recent Comments