Home Lajme nga Fieri Babai “monstër” e pranon në Gjykatë: Kam abuzuar me vajzën time, akti...

Babai “monstër” e pranon në Gjykatë: Kam abuzuar me vajzën time, akti ka ndodhur në makinë

1744
0

Zamir Meta, babai monstër ka pranuar këtë të mërkurë para togave të zeza aktin monstruoz të përdhunimit të së bijës.

Rimmed - Përqafo cilësinë
Facebook Instagram 📞 +355 69 747 6555

Në Gjykatë, aty ku dhe po zhvillohet seanca për tu njohur me masën e sigurisë, babai i 7 fëmijëve ka treguar dhe detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë, teksa po ktheheshin nga Tirana për në shtëpinë e tyre në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Lajmi i rëndë u bë me dije një ditë më parë, ku përmes një njofitmi zyrtar Policia e Shtetit njoftoi se së fshatin Sheqishtë të Patosit u bë i mundur arrestimi i shtetasit Zamir Meta, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.

Pas njoftimit të bluve, ishte vetë nëna e të miturës, Juela Meta e cila rrëfeu mes lotëve se vajza ishte larguar nga banesa në orën 04:00 të mëngjesit dhe e tmerruar kishte shkuar te komshinjtë për të kërkuar ndihmë.

Ajo pohoi se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare,  por nuk i tregonte askujt për tmerrin që po përjetonte dhe se vetë 30-vjeçarja nuk ishte në dijeni të asaj çfarë po ndodhte me vajzën e saj.

“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia.  U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar.

Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç.

Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”,tha ajo, deklaratë të cilën e ndryshoi disa orë më vonë duke thënë se nuk e ka parë me sytë e saj këtë ngjarje dhe pretendoi se vajza e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, që vetë e mitura, në prani të një psikologu, tregoi se është përdhunuar disa herë nga babai i saj, që kur ajo ka qenë 5 vjeçe.

Madje sipas saj, ai ka abuzuar me të edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here