Saturday, October 23, 2021
Home Ekonomi BE kërkon prodhimet shqiptare – Fieri kryeson me varietetet e shalqirit

BE kërkon prodhimet shqiptare – Fieri kryeson me varietetet e shalqirit

alternatetext

Prodhimet bujqësore shqiptare po ndjekin trendin e rritjes pozitive të eksportit, por produkti që po kryeson në këtë sezon është shalqiri.

Rreth 80% e prodhimit të përgjithëm të shalqirit që prodhohet në qarkun e Fierit eksportohet në vendet e BE-së.

Statistikat nga Drejtoria e eksporteve me qendër në Vlorë, bëjnë të ditur se mbi 4 mijë tonë shalqi u eksportuan në 3-mujorin e dytë të vitit, shifër kjo dy herë më e lartë se në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Ndërsa piku i prodhimit të këtij fruti vijon deri në muajin gusht çka do të thotë se edhe eksporti do të vijojë treguesit e rritjes progresive.

Investimi për kultivimin e shalqirit në serra, një risi në bujqësinë shqiptare, duket po jep rezultate në prodhimin e bollshëm dhe ofertën e përmbushur për tregun e huaj.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, “statistikat e 6-mujorit të parë 2020 shënojnë rritje të eksportit të specit, domates, kastravecit, lakrës dhe shumë perimeve të tjera. Rritja mesatarisht që shkon deri në 20%. Ndërsa kemi rritje në vlerë dhe në çmim krahasuar me vitin 2019”./Burimi:ATSH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Prokurorja shqiptare që po përballet me kërcënimet me vdekje në SHBA

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, pasi thotë se ka marrë me...

Nismë bamirësie nga nxënësit e shkollës “Liri Gero”, pako me ushqime për familjet në nevojë

Në kuadër të Ditës Botërore të Luftës kundër Urisë, nxënësit e shkollës "Liri Gero" Ne Fier u...

I kërkuan të vendosë maskën, milioneri kinez zemërohet dhe tërheq të gjitha paratë nga banka

Një milioner urdhëroi stafin e bankës të tërhiqte të gjitha kursimet e tij të jetës pasi një roje sigurie iu kërkua të...

Rama pyet ndjekesit ne facebook, e gjeni dot ku eshte ky qytet?

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto të një qyteti të Shqipërisë, për të cilin ka pyetur qytetarët që...

Recent Comments