Monday, September 27, 2021
Home Gatime Biba me oriz në saç - Receta tradicionale sipas Zarif Grëmit, kryemjeshtri...

Biba me oriz në saç – Receta tradicionale sipas Zarif Grëmit, kryemjeshtri i kuzhinës myzeqare

alternatetext

Është mbretëresha e gatimeve myzeqare, që sundon tavolinat për 3 muaj në vit, për shekuj me radhë.
Ky gatim është patentë unikale dhe origjinale e kësaj kuzhine, me shije fantastike, të papërsëritshme!
Është një recetë autentike myzeqare, në veçanti, e zonës së Fierit, e trashëguar brez pas brezi, nga
nënat dhe amvisat. Gatuhet vetëm në Myzeqe.

Tradita e këtij gatimi është shumë e hershme. Ajo lidhet ngushtësisht me fushatën e korrje – shirjes së grurit dhe gatuhet vetëm në muajt qershor-korrikgusht. Gjatë këtyre muajve, biba arrin kohën e duhur për t’u therur. Biba me oriz në saç gatuhej dikur nga amvisat myzeqare për kombajnerët që korrnin dhe shinin grurin e ri. Kombajneri, pasi korrte grurin e çdo familjeje, pritej me tavë me bibë me oriz në saç, si gatimi më i mirë për mikun, i cili sillte bereqetin në shtëpi.

Ky gatim u kthye edhe në një ritual festiv familjar, që shprehte gëzimin për begatinë dhe grurin e ri. Koha e shirjes së grurit, që përkon me muajin qershor, përbën edhe kulmin kur ky gatim “sundon” tryezat myzeqare. Edhe sot, biba në saç me oriz, vazhdon të jetë receta kryesore më e pëlqyer myzeqare, pa më të voglin devijim nga tradita. Ajo gatuhen me mjeshtëri në çdo lokal tradicional myzeqar, të cilët gjatë muajve qershor-korrik dhe pak në gusht, e mbajnë atë në top menutë për klientët nga e gjithë Shqipëria.

Receta tradicionale sipas Zarif Grëmit, kryemjeshtri i kuzhinës myzeqare

  • 1 bibë
  • 700-800 gr oriz kokërr rrumbullakët
  • 2.5 kg lëngë mishi (raporti oriz/lëng mishi i zier
    1/3)
  • 2-3 domate mesatare
  • 2 kokrra qepë mesatare
  • Gjysmë tufe kopërr

Biba zihet deri në gjysmë zierje. Uji që duhet të përfitohet nga zierja duhet të jetë rreth 2.5 kg. Prandaj, herë pas here hidhet ujë gjatë zierjes për të ruajtur të njëjtin nivel lëngu.

Bëhet ndërtesa me domate dhe qepë, në fund i hidhet kopra. Të gjithë përbërësit hidhen në një tepsi, pak a shumë e madhe, pasi biba është voluminoze. Hidhet orizi fillimisht në tepsi, shtohet ndërtesa, trazohen dhe më pas hidhet lëngu i mishit. Në fund vendosen thelat e bibës dhe piqet në saç, deri sa të ketë zier orizi.

 

Burimi: Revista ”Fieri”, nr.3

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments