Monday, September 27, 2021
Home Ekonomi Blegtoria, qarku i Fierit me përqendrimin më të madh të numrit të...

Blegtoria, qarku i Fierit me përqendrimin më të madh të numrit të krerëve

alternatetext

Prodhimi blegtoral në vendin tonë ka ardhur në rritje të qëndrueshme, kjo në sajë të shtimit të investimeve në ferma e komplekse blegtorale, por edhe në linja e fabrika të reja të përpunimit të qumështit.

Sipas të dhënave të INSTAT, qarku i Fierit dhe ai i Korçës, dallojnë për ritmet më larta të zhvillimit të blegtorisë vitin e fundit.

INSTAT bën të ditur se, përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në Qarkun e Fierit me 16,15% dhe në Qarkun e Korçës me 10,87% ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Ndërsa numri i krerëve të gjedhit shënoi rritje edhe në zonat Has, Kukës, Tropojë, Fushë-Arrës.

Në fund të vitit 2020, në të gjithë vendin numëroheshin 362 mijë krerë gjedhë.

Qeveria po mbështet zhvillimin e këtij sektori përmes skemës së subvencionimit. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, janë mbi 1880 fermerë të kualifikuar në total, përfitues të Skemës Kombëtare 2021 për masën e mbështetjes në blegtori, që marrin pagesë të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.

Për masën “Tufa bazë e matrikulluar”, fermerët përfitojnë 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360,000 lekë për subjekt, për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 70 krerë dele dhe/ose dhi, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, në vlerën 10, 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500,000 lekë për subjekt.

Gjithashtu me mbështetjen e qeverisë matrikullimi dhe vaksinimi i blegtorisë bëhet falas për të gjitha fermat. Ndërkohë që në Shërbimin Veterinar vetëm gjatë këtij viti janë punësuar 400 veteriner të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments